lider në shërbimet dhe trajnimet detare

Agjencia ALBMARINE ofron shërbimin e agjencisë detare, dhe shërbime të tjera të lidhura me anijen duke mbrojtur interesat e pronarëve të anijeve në të gjithë portet e SHQIPËRISË.

ALBMARINE është agjenti detar i juaji në Shqipëri

Doni të pajiseni me një patentë për drejtimin e Jahtit apo barkës Tuaj?
Dërgoni një mesazh

Dëshironi të pajiseni me një patentë për drejtimin e Jahtit apo Barkës tuaj?

Na kontaktoni në +355 682050835 ose albship@gmail.com

Shërbimet

Agjenci Detare

Ju ofrojmë DA me vlerën më të mirë

Spedicion

Ngarkesa juaj është e sigurtë me ne

Survejim

Survejimi dhe kontrolli i cilësisë për mallrat e dëmtuar

Kontrolli i kolateralit

 Reduktimi i risqeve

Kush jemi

Rreth Nesh

albmarine shipping co

Agjencia ALBMARINE ofron shërbimin e agjencisë detare dhe shërbime të tjera të lidhura me anijen duke mbrojtur interesat e pronarëve të anijeve në të gjithë portet e SHQIPËRISË.

Agjencia Detare ALBMARINE është në dispozicionin tuaj në çdo kohë, me eksperiencën dhe ekspertizën lokale si dhe me standartet operacionale. Shërbimi ynë ndaj anijes, ngarkesës, anëtarëve të ekuipazhit do të jetë efektiv duke lehtësuar angazhimin tuaj sa më shumë. Ekspertiza e ofruar nga agjencia ALBMARINE do tju shërbej për një planifikim më të mirë të anijes tuaj.

Ne ofrojmë ekspertizë lokale që është e barazvlefshme me ekspertizën globale

Duke punuar me agjencinë ALBMARINE ju do të merrni zgjidhje në të gjithë portet e Shqipërisë. Ne ofrojmë standarte operimi, çmimet më të mira dhe personel të kualifikuar dhe të dedikuar duke jua maksimizuar operimin e flotës tuaj.

 

albmarine shipping co

Partneri juaj detar në Shqipëri

ALBMARINE ofron një gamë të gjerë shërbimesh ndaj pronarëve të anijeve, çarteruesve, tregtarëve në të gjithë terminalet dhe portet shqiptare. Ne kemi të implementuar një Sistem Menaxhimi të Cilësisë në përputhje me standartet  ISO 9001:2008.

 

ALBMARINE si një agjenci spedicionere merret me përpunimin e një gamë të gjerë mallrash dhe këtë e realizon nëpërmjet llojeve të ndryshëm të transportit. Nëpërmjet zgjidhjeve multimodale ne ofrojnë mundësinë për të balancuar llojet e transportit dhe logjistikën duke organizuar dërgesa individuale apo për kompani.

 

ALBMARINE realizon survejimin cilësor dhe sasior të ngarkesës. Ne kemi një eksperiencë të gjatë në ofrimin e shërbimit të survejimit për një gamë të gjerë mallrash,duke filluar nga drithërat, produktet bujqësore, lëndët e para, si dhe mallrat rinfuxho dhe produktet hidrokarbure e vajrat ushqimor.

 

Menaxhimi i anijeve në përputhje me kërkesat e Kodit Ndërkombëtar ISM është një shërbim që i jep zgjidhje çdo tipi anijeje. Nëpëmjet këtij shërbimi ne ofrojmë maksimalizimin e sigurisë së lundrimit si dhe performancë të lartë në operim. Me eksperiencën tonë disa vjeçare në këtë fushë, implementimi i sistemit të menaxhimit të sigurtë në anije dhe zyrë nuk krijon probleme për vazhdimin e operimit të pandërprerë gjatë fazës së tranzitimit.

Të gjithë mjetet lundrues për pasagjerë pavarësisht kapacitetit të tyre si dhe të gjithë mjetet lundrues të mallrave me kapacitet mbi 500 GT janë të detyruar të mbajnë në bordin e tyre një Plan Sigurie të aprovuar. Plani i Sigurisë përfshin udhëzime mbi çështjet e sigurisë të anijes në përputhje me kërkesat e kodit ISPS , udhëzimeve të Organizatës Botërore të Detarisë (IMO) dhe akteve ligjore kombëtare. Plani i Sigurisë së Anijes duhet të aprovohet nga Administrata Detare e flamurit ose nga një Organizatë e Njohur e Sigurisë.

 

ALBMARINE ofron spontim për mallrat duke siguruar që sasia e tyre e transportuar apo e marrë në dorëzim është në përputhje me dokumentat e transportit, si polica e ngarkimit, letra e kredisë apo dokumenta të tjerë të lëshuar nga kapiteni i anijes.