Qëllimi i ketij kursi është trajnimi i kandidatëve për të qënë të aftë të lëshojnë dhe operojnë me barkat e shpëtimit dhe barkat e rrezikut në situata emergjence, në përputhje me Seksionin A-V1/2 të kodit STCW.
Ky program mbulon kërkesat e Konventës STCW 1995 , Kapitulli VI, Seksioni A-V1/2. Tabela A-VI/2-1. Në plotësimin e kompetencave minimale që kërkohen për barkat e shpëtimit dhe rrezikut, ndryshe nga barkat e shpëtimit të shpejta, kandidatët do të aftësohen për të operuar pajisjet e shpëtimit të jetës dhe të marrin përgjegjësi mbi një barkë shpëtimi ose barkë rrezikugjatë dhë pas lëshimit të saj në ujë. Gjithashtu ato do të jenë të aftë të vënë në funksion dhe motorin e barkës dhe të manaxhojnë të mbijetuarit dhe barkën pas abandonimit të anijes.