Rreth Nesh
Kush jemi
Shërbimi më cilësor i agjencisë detare në Shqipëri
ALBMARINE ofron një gamë të gjerë shërbimesh ndaj pronarëve të anijeve, çarteruesve, tregtarëve në të gjithë terminalet dhe portet shqiptare. Ne kemi të implementuar një Sistem Menaxhimi të Cilësisë në përputhje me standartet ISO 9001:2008.
Të përgjithshme
ALBMARINE si një agjenci detare dhe spedicionere ju ofron disa shërbime profesionale dhe të cilësore. Ne ju ofrojmë shërbimin e agjencisë detare, shërbime ndihmëse që lidhen me anijen, përfaqësimin e pronarit/ve të anijes, survejim të mallit të transportuar, shërbimin e zëvendësimit të ekuipazheve (garanci për marrjen e vizës), furnizim me ushqime, veprime doganore, marrëveshje me kompanitë e shkarkimit , ofrimin e makinerive e pajisjeve për përpunimin e ngarkesës, pastrimin e hambarëve etj.
ALBMARINE ka lidhje të qëndrueshme dhe të vazhdueshme me disa kompani transporti për të cilat ne ofrojmë shërbimet tona. Këto shërbime janë të lidhura drejtpërdrejt me dokumentacionin shoqërues të ngarkesës, e për këtë arsye ne garantojmë sigurinë e informacionit përmes marrëdhënieve reciproke të vendosura mbi besueshmërinë.
Jemi krenarë që ofrojmë shërbime të krijuara për të përmbushur nevojat individuale të çdo klienti. Ne besojmë se ky është avantazhi ynë kryesor ndaj konkurrentëve tanë. Pronarët e anijeve duhet të jenë të sigurtë që kanë një partner me përvojë që do të japë këshilla të sakta dhe shërbim të cilësor.
Ne dëshirojmë t'ju ofrojmë shërbimin më të mirë për të gjitha çështjet e mësipërme. Ju jeni gjithmonë të mirëpritur të na kontaktoni për informacione të mëtejshme.
Duke punuar me agjencinë ALBMARINE ju do të merrni zgjidhje në të gjithë portet e Shqipërisë. Ne ofrojmë standarte operimi, çmimet më të mira dhe personel të kualifikuar dhe të dedikuar duke jua maksimizuar operimin e flotës tuaj.
vizioni ynë
Duke kuptuar qartësisht natyrën tregtare të detarisë , ne jemi lider në ofrimin e shërbimit të agjencisë detare.
Misioni ynë
ALBMARINE është e angazhuar për të siguruar nivelet më të larta të shërbimit të agjencisë detare për të rritur transparencën në procesin e hartimit të DA, për të krijuar efektivitet gjatë operimit si dhe të përmirësojë raportin çmim-shërbim.
Puna jonë e palodhur, ndershmëria dhe shërbimi i besueshëm, ka krijuar një emër të qëndrueshëm në shërbimet detare ndërkombëtare, duke na shërbyer si një pasaportë përfaqësimi gjatë viteve të funksionimit tonë.