Ky kurs synon të pajisë personelin e caktuar me njohuritë e duhura, aftësitë dhe qëndrimin për të kryer detyrat dhe të marrë përgjegjësitë e një Oficeri të Sigurisë të Facilitetit Portual (PFSO), siç përcaktohet në seksionin A / 2.1.8 & A / 17.2 të Kodit ISPS .
Kursi fokusohet ne:
Kuptimi i kodit ISPS
Vlerësimi i rrezikut të sigurisë, kërcënimeve dhe cënueshmërisë
Zhvillimin, mirëmbajtjen dhe supervizimin dhe implementimin e Planit të Sigurisë të Facilitetit Portual
Kryerja e inspektimeve periodike të portit për të cilin pjesëmarrësi është caktuar të veprojë si Oficer i Sigurisë së Facilitetit Portual për të siguruar që masat e duhura të sigurisë janë zbatuar dhe mirëmbajtur
Sigurimi që pajisjet dhe sistemet e sigurisë, nëse ka, funksionojnë, testohen dhe kalibrohen siç kërkohet
Inkurajimi i ndërgjegjësimit dhe vigjilencës për sigurinë
Identifikimi i armëve dhe pajisjeve shpërthyese të improvizuara