Ship management
ALBMARINE nëpërmjet personelit të saj teknik dhe administrativ është e aftë ti ofroj pronarëvë të anijes dhe operatorëve siguri të lartë operacionale dhe efektivitet në shpenzime. Ne jemi të fokusuar në shërbime të personalizuara dhe me sens të lartë etik dhe përgjegjshmërie duke siguruar resultate positive dhe çmime konkuruese.
Menaxhimi i anijes
- Kontroll teknik në kuvertë dhe makineri
- DPA / CSO 24/7 në gadishmëri
- Përgatitja dhe implementimi i sistemeve ISM, ISPS dhe MLC 2006
- Kryerja e auditit të brendshëm të anijes (ISM,SPS,MLC 2006), identifikimi i mos-përpueshmërisë dhe marrja e masave parandaluese dhe korrektuese për ti ratifikuar
- Kryerja e inspektimit teknik të anijes
- Kryerja e ushtrimeve në bord-tokë në përputhje me kërkesat
- Kontrolli i raporteve mujore të përpiluara nga anija, vizita të rregullta në bordin e anijes dhe kontrolli së bashku me Kapitenin dhe Krye Mekanikun të gjendjes së anijes, pajisjeve, mirëmbajtjes, performancës së ekuipazhit, sitemit ISM,ISPS, MLC 2006 dhe ofrimi i mbështetjes për zgjidhjen e problemeve.
- Ofrimi i mbështetjes gjatë inspektimeve nga Kontrolli Shtetëror Portual dhe zgjidhja e mangësive të gjetura.
- Bashkëpunimi me Shoqërinë Klasifikuese për kryerjen e inspektimeve vjetore dhe të klasit
- Mbështetje gjatë kryerjes së inspektimeve të Flamurit dhe Klasit
- Mbështetje gjatë kryerjes së inspektimeve nga Organizata ITF
- Komunikim dhe bashkëpunim me Kapitenin, Agjentin detare Autoritetet në lidhje me dokumentacionin e duhur gjatë mbrritjes së anijes në portdhe zgjidhjen e problemeve që mund të shfaqen.